Skuadra e Liverpulit ka vendosur një rekord të ri për skuadrat angleze në Ligën e Kampioneve, duke u bërë e para nga ky vend që arrin kuotën e 23 golave në fazën në grupe të turneut. Ekipi i Jurgen Klop e arriti këtë shifër duke masakruar Spartakun e Moskës me shifrat 7-0. Protagonist absolut i mbrëmjes ishte Filip Kutinjo me tregolshin e tij në ndeshjen ku mbante edhe shiritin e kapitenit në krah.

Braziliani shënoi dy gola të shpejtë dhe Firmino realizoi të tretin kur regjistrohej minuta e 19 për të mbyllur diskutimet për fatin e kësaj ndeshje. Pjesa e dytë ishte thjesht për statistikë, pasi Spartak nuk reagonte dhe Liverpuli gjeti lehtësisht rrjetën përsëri me Kutinjon, Sane 2 herë dhe Salah për të vulosur shifrat përfundimtare 7-0.

Me këtë “masakër” të ekipit rus, Sevilja siguroi vendin e dytë në grup duke u kënaqur me barazimin 1-1 në fushën e Mariborit që i garantoi vazhdimësinë në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë.

GRUPI E

Maribor-Sevilja 1-1
10′ Tavares / 76′ Ganso

Liverpul-Spartak Moskë 7-0
4′ (p), 15′ 50′ Kutinjo, 19′ Firmino, 48′, 76′ Mane, 86′ Salah