Ne ditet e fundit te dhjetorit, por edhe ne keto dite te para te ketij janari, ne media te ndryshme kane qarkulluar emrat e disa futbollisteve te cilet nuk kane dhene ate çfare pritej dhe si rrjedhoje eshte aluduar se mund te largohen nga Vllaznia gjate merkatos se janarit.

Ne mes ketyre emrave nder te tjere eshte permendur edhe ai i mesfushorit boshnjak Elvedin Heriç, ashtu si dhe per sulmuesit Aralica e Vulaj te cilet nuk kane realizuar pritshmerite e stafit teknik ne gjysmen e pare te sezonit.

Ne fakt, nje opsion i tille per largimin e tyre nga skuadra vazhdon te ekzistoje ne klubin shkodran serish per dy sulmuesit, por jo per Heriç. Ky i fundit ka besimin e stafit teknik dhe eshte e sigurte qe do te jete pjese e skuadres deri ne fund te sezonit, periudhe kur dhe i mbaron kontrata.

Ndoshta edhe per kete lojtar pritshmerite kane qene me te medha, por duhet thene se Heriç perfundoi ne stol ngaqe stafi i ka besuar nje vend titullari te riut Alivoda. Megjithate boshnjaku sa here qe “eshte thirrur ne apel” nga trajneri Josa, eshte munduar te jape me te miren e tij.

Ne keto rrethana, Elvedin Heriç do te vazhdoje te jete pjese e kuqebluve, me shpresen qe te jete sa me ne forme per ta ndihmuar Vllaznine te arrije objektivat e ketij sezoni./SHKODRA-SPORT.COM/