Juventusi është shumë pranë goditjes së radhës në merkato, me bardhezinjtë që kanë gjetur akordin përfundimtar për të afruar në “Allianz Stadium” Leandro Paredesin.

Prej kohësh “Zonja e Vjetër” kërkonte shërbimet e argjentinasit dhe duket se dhe PSG-ja ka rënë dakord për këtë transferim.

Këtë gjë e ka pranuar dhe vetë trajneri i kampionëve të Francës, Kristof Galtier ka pranuar se mesfushori do të transferohet te Juventusi.

“Paredes nuk do të grumbullohet në skuadër, pasi ai ka arritur një akord me Juventusin”, ishin fjalët e teknikut 56-vjeçar.