Vllaznia e femrave e ka humbur edhe ndeshjen e trete te vlefshme per grupin A te “UEFA Women’s Champions League”, ate ndaj PSG luajtur mbremjen e se merkures ne “Stade Jean Bouin” te Parisit me rezultatin 5-0.

Kuptohet qe diferencat ne mes dy ekipeve jane shume te medha si ne buxhet, ashtu edhe ne kualitetin e lojtareve dhe gjithçka tjeter, megjithate vajzat shkodrane kane merituar serish duatrokitjet e tifozeve shkodrane qe ishin te pranishem ne stadium per kete ndeshje.

Kuptohet qe numri i tyre kete here nuk ka qene i madh, por ka rene ne sy fakti qe te pranishem ishin edhe nje grup tifozesh qe kishin ardhur enkas nga Anglia per ta mbeshtetur Vllaznine.

Dhe jo vetem kaq, por gjesti i njerit prej tyre eshte vertete per t’u evidentuar. E kemi fjalen per shkodranin Enkeleid Omi i cili eshte kudo pas skuadres dhe i lidhyur ngushtesisht me te. Aq sa ne fundin e ndeshjes se Parisit nuk ka mundur te mbaje dot as lotet ne momentin kur futbollistet dhe stafi teknik u afruan per t’i pershendetur ne fundin e ndeshjes.

I pyetur pse nuk i mbajti dot emocionet, Omi eshte shprehur: “Ka qene nje moment ku vertete jam ndier keq. Pashe dy prej lojtareve te Vllaznise qe qanin dhe si rrjedhoje nuk kam mundur t’i mbaje as une lotet. Keto vajza jane heroinat tona. Kane bere ate qe s’mund ta beje askush tjeter dhe prandaj duhet t’i mbeshtesim ne çdo menyre dhe kudo.

Une do jem edhe ne Madrid kur te luajne ndaj Realit. Vllaznia e femrave eshte krenaria jone, ajo ka shkruar historine dhe meritojne me shume vemendje e mbeshtetje nga te gjithe”./SHKODRA-SPORT.COM/