Përveç ekipeve përfaqësuese rajonale të grupmoshave U-13 dhe U-15, prej dy javësh ka nisur punë në Shkodër edhe ekipi përfaqësues rajonal i grupmoshës U-17.

Ai drejtohet nga i mirënjohuri Edi Martini që do të ketë edhe mbështetjen e Ideal Lekiqit i cili do të stërvisë portierët e këtij ekipi dhe do të ketë rolin e ndihmësit të trajnerit të parë.

Ndër 20 futbollistët e përzgjedhur nga përfaqësuesit e FSHF-së në seleksionimet e bëra, rezulton që 6 prej tyre vijnë nga Akademia Vllaznia dhe 4 nga ekipi Atletik.

Po kaq edhe nga Shkodra ndërkohë që Brian’s ka 3 lojtarë në këtë përfaqësuese, Porto ka 2 ndërsa Djelmnia ka 1 lojtar.

Këto janë elementët e përzgjedhur që stërviten një ditë në javë dhe padyshim që janë në test. Kush do të spikasë këtu, do t’i bashkohet pastaj kombëtares U-17 të Shqipërisë që drejtohet nga Xhemal Mustedanagiç.

Ja lista e plotë e këtij ekipi të Zonës së Shkodrës: