Esat Mala eshte zyrtarisht pjese e Vllaznise. Mesfushori kosovar ende nuk eshte prezantuar nga ana e klubit shkodran, por “Shkodra Sport” meson se ai paraditen e sotme eshte bashkuar ne stervitje me skuadren duke zhvilluar seancen e pare me te ne Pogradec.

Ky padyshim qe eshte nje lajm i shkelqyer duke njohur edhe aftesite e ketij lojtari dhe tani kuptohet qe do te jete nje element cilesor me shume ne dispozicion te trajnerit Josa per sezonin e ri.

Gazeta “Shkodra Sport” ka qene e para qe diten e djeshme publikoi lajmin per arritjen e akordit me Vllaznine dhe ne fakt nje gje e tille nuk u mor seriozisht nga shume prej tifozeve kuqeblu, por ja qe rezultoi e vertete.

Me ardhjen edhe te ketij lojtari kuptohet qe Vllaznia eshte tashme eshte me e forte pasi kemi te bejme me nje futbollist i cili mund te luaje ne disa pozicione si ne mbrojtje ashtu edhe ne mesfushe.

Megjithate, tifozet shkodrane duan edhe nje sulmues dhe me kete ritem qe ecen presidenti Xhaferi, me siguri qe do ta beje realitet edhe nje afrim te tille deri ne afatin perfundimtar te mbylljes se merkatos./SHKODRA-SPORT.COM/