Kukësi ka mposhtur me rezultatin 1-0 Skënderbeun në sfidën e vlefshme për javën e 37-të të Superiores. Edhe pse përballë kishin skuadrën korçare, që prej javësh ka prerë biletën për në Kategorinë e Parë, skuadra verilindore, nuk arriti të shënonte më shumë se 1 gol.

Ishte Fejizhao, ai që në minutën e 38-të, realizoi golin me vlerë 3 pikë.

Pavarësisht se pa objektiv, Skënderbeu, luftoi deri në fund, për të surprizuar vendasit, teksa nuk mungoi as tensioni, ku protagonist u bë portieri Tafas, i cili u kap me futbollistët e skuadrës korçare.

FT: KUKËSI-SKËNDERBEU 1-0

Fejizhao 38′