Fitorja 6-3 ndaj Dinamos i ka kenaqur te gjithe shkodranet. Brenda dhe jashte vendit. Nje ndeshje qe i kishte brenda te gjitha dhe kuptohet qe ne fund, me e rendesishmja ishte marrja e fitores.

Me shume interes e vemendje e ka ndjekur kete takim edhe ish- mbrojtesi i djathte i Vllaznise por edhe i kombetares shqiptare Çlirim Basha.

Ne nje prononcim ekskluziv per “Shkodra Sport” ai do ta pershkruante ne kete menyre ndeshjen e fundit me Dinamon: “Ishte nje Vllazni super ne ndeshjen ndaj Dinamos. Nje loje e bukur, njelloj si ne kohet me te mira te saj.

Po na e bejne qejfin me ate futboll ofensiv qe aplikojne, taman si i pelqen shkodraneve. Mesfusha dhe sulmi jane ok, nderkohe qe reparti i mbrojtjes duhet koncentruar pak.

Jo se kemi mbrojtje te keqe, por duhet te jete me e vemendshme ne loje. Goli i trete ndaj Dinamos nuk duhej pesuar kurrsesi. Ne loje jemi shume te rrezikshem perpara, ne mesfushe dhe sulm. Pavaresisht se mund te hame edhe gola, por perpara jemi shume mire dhe do t’u fusim friken ekipeve.

Me nje Latif qe ben diferencen ne kampionatin shqiptar, por edhe me lojtare te tjere qe jane shume te rrezikshem para porte, mund t’i bajme gol çdo skuadre ne Superlige sivjet”.

I pyetur nderkohe per ndeshjen e se dieles ndaj Kukesit, Basha do te shprehej: “Une mendoj se shanset ne kete ndeshje jane 50 me 50 sepse edhe Kukesi ka nje ekip shume te rrezikshem, por nese e kemi mbrojtjen ne nivel te larte, them se do te fitojme”./SHKODRA-SPORT.COM/