Florian Marku siguroi fitoren e tij të 11 në ringun profesionist ku nuk njeh humbje, duke mbrojtur brezin e IBF që e fitoi disa muaj më parë.

Boksieri shqiptar arriti triumfin e tij pas një ndeshje shumë të zjarrtë që në fillim, pasi të dy nuk u kursyen me sulem që në raundin e parë. Edhe pse pësoi një të çarë mbi vetull pas një goditje me kokë në raundin e tretë, Marku nuk uli ritmin.

Ai sulmoi pareshtur në raundin e katërt teksa detyroi gjyqtarin të ndërpriste takimin dhe t’i jepte fitoren me KO përballë një kundërshtari i cili para kësaj sfide regjistronte 24 fitore, 3 barazime e vetëm 4 humbje.

Triumfi spektakolar ndaj Xhenkins, e ngjiti shqiptarin në renditjen e përgjithshme të boksit plot 25 vende nga vendi i 73-të në të 48-in.

Ndërsa në kategorinë IBF ndodhet i 13-ti. Ky sukses është mjaft i rëndësishëm për lushnjarin që me një rekord 11 fitore dhe 1 barazim të kontestuar, kërkon majat e renditjes.