Ende s’është vendosur përfundimisht, por gjasat janë që futbolli në Gjermani të rinisë. Skuadrat e Bundesligës kanë nisur përgatitjet duke zbatuar protokollin për ruajtjen e masave kundër COVID-19.

Ndeshjet priten të luhen me dyer të mbyllura, ndërsa për tifozët është krijuar një aplikacion i veçantë për të bërë tifo nga shtëpitë e tyre.

Quhet “MeinApplaus.de” nga Viktor Mraz i Herzenswerk, për të përjetuar atmosferën e mrekullueshme në stadiume.

Përdoruesit e këtij aplikacioni mund të përdorin 4 butona për të mbështetur skuadrat e tyre; butonat për duartrokitjet, fërshillimat, të kënduarit dhe britmës së gëzimit./newsport/