Trajneri i Vllaznisë Bledar Gjeçaj është parë tejet i emocionuar në fundin e ndeshjes të mbrëmjes së sotme pas fitores me klubin Tirana. Fitore kjo që e ka kaluar skuadrën e tij në finalen e këtij edicioni. Duke folur për gazetër pas ndeshjes, ai ka thënë: “Jam shumë i kënaqur që ia dolëm. Nuk e kishim të lehtë sepse kuptohet që i gjithë presioni ishte mbi Vllazninë në këtë ndeshje. Pikërisht nga kjo, ndoshta në dy periodat e para gabuam jo pak në lojën tonë. Basketbollistët e mij lejuan kundërshtarin të na depërtonte në qendër dhe të shënonte shumë pikë në atë mënyrë. Por në pushimin e ndeshjes i porosita atë për ta rregulluar këtë defekt dhe jam i lumtur që ja dolëm. Kthesa erdhi pikërisht nga dy trepikësha të Gjokoviç por edhe të Jeftiç në periodën e tretë.


Janë lojtarë tek të cilët ne kemi besuar lojën tonë. E rëndësishme ishte ta kalonim këtë kundërshtar dhe ia dolëm. Sigurisht që nuk bëmë asgjë më shumë sesa detyrën megjithatë tashmë fillon beteja jonë e vërtetë. Objektivi jonë që në fillim ka qenë dalja në finale dhe pastaj të tentojmë të mundim edhe Kamzën. Sigurisht që ky është ekipi për t’u mundur por ne do ta provojmë. Kemi ende për të korigjuar në lojën tonë megjithatë deri të martën kur do të luhet ndeshja e parë, të shpresojmë që gjërat do shkojnë ashtu siç i mendoj unë. Shkodra e meriton këtë titull kampion. E parë edhe vetë sonte sa tifozë ishin të pranishëm dhe çfarë feste u bë dhe shpresojmqë t’i gëzojmë deri në fund këta tifozë të mrekullueshëm”.
Gjergj KOLA
(www.shkodrasport.com)