Prej dy ditësh në mediat sportive po qarkullon lajmi se Rey Manaj është thirrur në ekipin kombëtar nga Christian Panucci.

Ndonëse trajneri i përfaqësuese nuk e ka zbardhur ende listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen me Norvegjinë, që do të luhet më 26 mars në Elbasan, sërish aludohet për grumbullimin e Rey Manaj.

Telesport u interesua pranë FSHF-s për të mësuar më shumë rreth lajmit për grumbullimin e sulmuesit, që aktualisht luan në kampionatin spanjoll të futbollit me skuadrën e Grandas.

Një burim i besueshëm i tha Telesport se aktualisht nuk ka asgjë të vërtet rreth grumbullimit të Manaj në kombëtare për miqësoren e 26 marsit.

Ky burim u shpreh se lajmi është “fakenews”, ndërsa lista zyrtare e trajnerit Panucci për ndeshjen kundër Norvegjisë do të publikohet të premten e ardhshme.

Sulmuesi shqiptar i rritur në akademinë e skuadrës së Interit në Itali, por që aktualisht luan në forëm huazimi për Grandan në ligën e dytë të futbollit në Spanjë, ka luajtur më herët me Kombëtaren e Shqipërisë.

Por Manaj nuk u grumbullua më nga ish-trajneri Gianni De Biasi. Aktualisht Rey Manaj është aktivizuar shumë pak te skuadra e Granadas, duke u futur në lojë si zëvendësues./telesport/