Stavri Nica ka dhënë dorëheqjen, në përfundim të ndeshjes Vllaznia – Kukësi, që përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të shkodranëve. Pritet cili do jetë vendimi për trajnerin e Kukësit, nga drejtuesit e klubit verilindor.

Goli për Vllazninë u shënua nga Ildi Gruda që në minutën e parë, teksa spikati penallti e humbur nga Rashiti për Kukësin. Fitorja e fundit është marrë 9 ndeshje më parë, kundër Vllaznisë 1 me 0 në shtëpi. Oltion Kërnaja, zëvendëstrajneri i Kukësit, e justifikoi Nicën me mërzitjen që po kalon pas ndeshjes.

Por ne fakt vete trajneri ekskluzivisht per “Shkodra Sport” ne perfundim te ndeshjes u shpreh: “Nuk kam se çfare te flas sepse nuk jam me trajner i Kukesit. I urova suksese ekipit dhe u largova sepse dhashe doreheqjen”.

Ndeshja e radhës luhet kundër Egnatias më 19 janar në “Kukës Arena”. Sfidë delikate për verilindorët që mbajnë vendin e parafundit.