Çelsi i Sarrit duket se ka vazhduar të duket në horizont, duke qenë se klubi londinez po përgatitet për sezonin e ardhshëm.

Megjithëse ende tekniku Mauricio Sarri nuk është emëruar në krye të stolit të Çelsit, drejtuesit po mendojnë edhe për merkaton pasi zyrtarizimi i trajnerit është vetëm çështje kohe.

Pas interesimit për portierin e Romës Alison, Çelsi ka kërkuar sërish ndiohmën e menaxherit të njohur shqiptar, Fali Ramadani.

Menaxheri nga Tetova njihet për lidhjet e tij të ngushta me shumë drejtues klubesh dhe tashmë Çelsi ka hedhur sytë nga mbrojtësi Elseid Hysaj.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit londinez, kanë kërkuar nga Fali Ramadani që të ndërhyjë në merkato për të siguruar shërbimet e Hysajt, duke qenë se edhe klauzola prej 50 milionë eurosh, skadon këto 2-3 ditë.

Ende nuk është vendosur asgjë konkrete, por orët në vazhdim priten të jenë të nxehta për mbrojtësin shkodran. /vipsport/