Igl;i Tare bëhet gati që të ndërhyjë në merkato dhe të sigurojë firmën e Nedim Bajramit.

Fantazisti shqiptar pritet të jetë një nga emrat kryesorë të kësaj vere në Serinë A, ndaj drejtuesi shqiptar i Lacios nuk do të vonohet dhe t’i japë kohë konkurrencës, duke siguruar që tani firmën me lojtarin.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” ka bërë të ditur se Tare ka piketuar Bajramin si një lojtar i cili mund t’i bëjë punë Mauricio Sarrit në skemat e tij ofensive, ku ai kërkon një fantazist të mirëfilltë.

Kështu, pritet që së shpejti të nisin bisedimet me Empolin për transferimin e futbollistit të kombëtares shqiptare që vlerësohet 10 milionë euro.

Në këtë mënyrë, do të evitohet konkurrenca e klubeve si Milan, Napoli apo Sasuolo të cilët e monitorojnë prej kohësh me interes Bajramin dhe vazhdimisht është raportuar se po bëheshin gati për një ofertë në verë për të siguruar shërbimet e tij.