Vetem pak dite me pare ka mbushur 18 vjeç dhe luan me ekipin e te rinjve te Vllaznise. Po ashtu eshte edhe pjese e kombetares U19. E kemi fjalen per Flori Spahija, nje mbrojtes me shume te ardhme. Ai ka patur nje progres te madh ne lojen e tij nga viti ne viti dhe padyshim qe ka shume per te bere serish.

Spahija ka pranuar te flase me gazetaren Fabiola Caka duke dhene nje interviste te shkurter per “Shkodra Sport” ku ka folur per pasionin e tij te madh, per Vllaznine, per ecurine ne kampionat dhe synimet per te ardhmen.

– Çfarë është Vllaznia për ju?

Vllaznia është frymëmarrja e thellë e gjyshit tim, devocioni i babait dhe për mua mund të them se është motiv për të ecur përpara në jetë.

– Si janë marrëdhëniet me stafin dhe pjesën tjetër të skuadrës?

Marrëdhëniet e mia me stafin kanë qenë në çdo moment korrekte.Ata kërkojnë më të mirën tonë në stërvitje dhe në ndeshje.
Po ashtu ambienti midis lojtarëve është shumë miqësor dhe mendoj se kjo është një nga gjërat kryesore në një ekip.

– Një rezultat jo pozitiv ditën e diel kundër Shkëndijës së Tiranës. Çfarë i mungoi Vllaznisë për të marrë tre pikët?

Le të themi se nuk ishte dita jonë dhe gjithashtu na mungoi edhe fati.

– Udhëhiqni kampionatin me vetëm 1 pikë më shumë se vendi i dytë. A do arrijë Vllaznia të mbajë këtë pozicion deri në fund?

Kemi punuar çdo ditë për të arritur objektivat tona dhe do të vazhdojmë deri në fund duke korrur rezultate pozitive edhe në ndeshjet e rradhës.

– Jeni pjesë e ekipeve kombëtare të moshave gjithashtu. Si ndiheni kur përfaqësoni vendin tuaj?

-Ndjenja më e veçantë është kur përfaqëson vendin dhe mban veshur fanellën kuq e zi. Ndihem shumë i lumtur dhe krenar të jem pjesë e ekipeve kombëtare të moshave.
Intervistoi: Fabiola CAKA