Kristjan Asllani është zyrtarizuar tashmë prej ditësh te Interi. Kështu, pasi kaloi me sukses testet mjekësore ditët e fundit, zikaltrit e prezantuan edhe në faqen e tyre zyrtare.

Futbollisti me origjinë nga Elbasani është vetëm 20-vjeç dhe do të mbajë veshur fanellën e nënkampionëve të Serisë A për 5 sezonet e ardhshme.

Interi ka gjetur kështu pasardhësin e Brozoviçit, duke siguruar të ardhmen e mesfushës së tyre. Përmes një postimi në kanalet zyrtare të klubit në rrjetet sociale, zikaltrit kanë zbuluar edhe numrin që Asllani do të mbajë në shpinë. Do të jetë numri 14 ai që do të shoqërojë mesfushorin shqiptar në fanellë këtë sezon të ri.

Këtë numër më herët, e ka mbajtur Ivan Perisiç, i cili këtë verë u transferua te Tottenham në Premier League. Mesfushori kroat ka komentuar në faqen zyrtare të Interit, ku uron Kristjan Asllanin: “Paç fat vogëlush”!
Maringlen ZHIVANI