Viktor da Silva është një nga lojtarët me të cilin Partizani ka arritur marrëveshje për transferimin në kryeqytet, pas dy sezoneve të suksesshme në Shkodër.

Megjithëse, është arritur dakordësia në çdo detaj të kontratës, zyrtarizimi në klubin e kuq nuk po ndodh. Shkaku për këtë është aspekti fizik.

Partizani kërkon të sigurohet në çdo detaj për gjendjen fizike të Da Silvës, i cili te Vllaznia u dëmtua disa herë në sezonin e ardhshëm.

Braziliani e pësoi edhe në ndeshjen e Kupës ndaj Laçit, kur e la fushën që në pjesën e parë për shkak të problemeve fizike, çka jep sinjale se ai mund të jetë ende i dëmtuar.

Kështu, deri kur të japë garanci për aspektin fizik, braziliani duhet presë.