Jasir Asani është emri më i përfolur në merkato ditët e fundit, për shkak se mesfushori i Partizanit ende nuk ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij.

26- vjeçari është një ndër lojtarët më të mirë në Superiore dhe ka tërhequr interesim edhe nga jashtë Shqipërisë, si dhe skuadra e Partizanit nuk do të donte ta humbiste me parametra zero.

Deri më tani, Asani ka refuzuar dy oferta. Fillimisht, anësori ka refuzuar ekipin turk Ankara Keçiorenguçu, ndërsa në 24 orët e fundit, nuk ka pranuar as ofertën e ekipit hungarez, Kisvardas.

Edhe pse kontrata ka qenë shumë e mirë nga ana financiare (rreth 400 mijë euro për 2+1 vite), Asani po pret që të ulet në tavolinë me drejtuesit e Partizanit, për të vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij.

Burime për “Panorama Sport” konfirmojnë se anësori ende është i pavendosur sa i takon ekipit ku do të luajë, pasi dëshira e tij është të qëndrojë te Partizani, për shkak se ka një raport të shkëlqyer me të gjithë në klub.

Por, gjithashtu, është dhe dëshira për të luajtur jashtë Shqipërisë, ku e ka pasur një eksperiencë të mëparshme tek AIK. Këto janë ditë shumë delikate për “asin” e Partizanit, të cilit do t’i duhet të vendosë sa më.