...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJosa mes shumë dilemash, formacioni ndaj Partizanit pritet të ndryshojë

Josa mes shumë dilemash, formacioni ndaj Partizanit pritet të ndryshojë

Luks zgjedhjesh në sulm dhe një konkurrencë e madhe. Trajneri Mirel Josa është munduar të bëjë rrotacion të vazhdueshëm në repartin ofensiv, duke aktivizuar ata lojtarë që kanë qenë në gjendje më të mirë fizike.

Në ndeshjen e fundit me Teutën në majën e sulmit ishte Bekim Balaj, i cili më pas u zëvendësua afër fundit të lojës.

Ndërsa në takimin e parë çerekfinal të Kupës ndaj Partizanit, që u luajt më 1 mars në “Loro Boriçi”, Josa e nisi me brazilianin Kaina në sulm dhe ky i fundit justifikoi besimin duke shënuar dy gola shumë të rëndësishëm për të hedhur një hap drejt gjysmëfinales.

Tashmë në prag të takimit ndaj Partizanit për llogari të javës së 25-të të kampionatit, Josa është i dyzuar për të vazhduar me Balajn apo të rikthejë titullar Kainën.

Dilema të mëdha ka edhe për krahun e majtë të sulmit, aty ku Latifi, Çoba dhe Hoxhaj luftojnë për një fanellë titullari.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.