Te Bayern nuk janë aspak të kënaqur nga arbitrimi, në ndeshjen e barazuar 2-2 me Arsenalin në Londër (Champions League).

Sulmuesi bavarez, Harry Kane u shpreh i irrituar në intervistë, teksa dukej i bindur se prekja me dorë e topit nga Gabriel ishte penallti.

“Ishte një penallti e pastër kristal, shumë e qartë. Portieri ia kaloi topin Gabriel-it i cili thjesht e mori me dorë…

Çmenduri! Është një gabim fëminor, jam dakord, por edhe penalltia më e qartë dhe më e dukshme që kam parë ndonjëherë”, deklaroi Kane.