Sfida e neserme ne “Reshit Rusi” konsiderohet shume e rendesishme jo vetem per Veleçikun por edhe per Burrelin. Per kete te fundit eshte ndeshja e fundit e kampionatit dhe per rrjedhoje, i duhet medoemos te marre edhe nje pike dhe te siguroje qendrimin ne kategorine e pare.
Por po aq i duhete dhe Veleçikut ndonese ai ka edhe nje sfide tjeter per te luajtur. Ne kushte te tillea duke qene nje sfide shume delikate, nga kampi matjan ka nje deklarate shume interesante qe vjen permes titullarit te tyre Ajazi.
“Luajmë ndeshjen e fundit të këtij sezoni ndaj Veleçikut, një transfertë e vështirë që mbetet si ndeshja kryesore e gjithë sezonit. Do të luajmë për pikë, sepse nuk duam të rrezikojmë të luajmë në Play-off me skuadra të Kategorisë së Dytë. Për të qenë më të mbrojtur edhe nga aleancat që mund të ndodhin këtë javë, i kërkojmë FSHF-së që të sjellë arbitra të FIFA-s në këtë ndeshje delikate”, u shpreh Ajazi ne nje prononcim per “sportekspres.com”.
Si sulmues ai do të donte të shënonte ndaj Veleçikut, por me shumë rëndësi është që të marrë rezultat skuadra. “Kur golat janë në shërbim të arritjes së synimit, atëherë kanë vlerë dyfish. Unë rikthehem pas dëmtimit dhe të shënoj gol ndaj Veleçikut e skuadra të marrë fitoren, do jetë një sukses i madh. Burreli e meriton që të jetë pjesë e Kategorisë së Parë, sepse ka skuadër të mirë. Nga pankina, e gjithë drejtuesit e tjerë janë të përkushtuar për më të mirën”- shprehet Ajazi.
Ndeshja Veleçiku- Burreli do te luhet te shtunen ne oren 16.00 ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe pritet te ndiqet me interes nga tifozerite e te dy skuadrave.