Ditën e sotme është publikuar lista e futbollisteve të grumbulluara në kombëtare për ndeshjen e rradhës ndaj Polonisë.

Në listën prej 20 futbollistesh të thirrura nga trajneri Grima, bie në sy edhe emri i futbollistes shkodrane të “Juban Danjes” Klaudia Rrotani.

Kapitenia e këtij ekipi është një futbolliste e cila edhe më parë ka qenë rregullisht pjesë e kombëtares por në momente të caktuara, nuk është grumbulluar.

Ajo megjithatë ka vazhduar punën e saj duke rënë në sy gjithnjë për performancat e mira me ekipin pjesë e të cilit është prej vitesh.

Për këtë arsye, ftesa e tanishme duket se është padyshim shpërblim i gjithë kësaj pune të bërë prej saj.

Por nga ana tjetër, një ftesë mbase e munguar nga ekipi “Juban Danja” ka qenë ajo për Paula Jakun.

Një tjetër futbolliste e cila po spikat në rradhët e këtij ekipi dhe mbase duhej të ishte edhe pjesë e kombëtares megjithatë mosha e saj e re, bën që të ketë një të ardhme të sigurtë përpara dhe padyshim që ftesat për të do të vijnë shpejt.
© shkodrasport.com