Shkruar ngjitur me emrin e Philippe Coutinhi në formacionin e Liverpool për ndeshjes e së mërkurës të Liverpool ndaj Spartakut të Moskës ishte një copëz e veçantë informacioni – braziliani ishte kapiteni i skuadrës për atë mbrëmje. Teksa të gjithë spekulimet për të ardhmen e tij vazhdojnë, të gjithë janë habitur kur kanë parë emrin e tij si kapiteni i skuadrës.

Duke folur për ITV në fund të ndeshjes, Klopp nuk donte të fliste shumë për merkaton.

“Kemi luajtur futboll të bukur edhe pa Coutinho-n, për të qenë i sinqertë, dhe unë e dua atë lojtar. Si ekip, nuk mund të varesh nga një lojtar. Nuk kam çfarë të them për të ardhmen e tij por ai luajti shumë mirë sot”. Ai gjithashtu ka shpjeguar edhe vendimin për ta emëruar kapiten: Ai ishte lojtari që kishte më shumë vite te Liverpool. Ai ka që në 2013 që luan këtu, më duhej ta vërtetoja në ‘Google’.”

Imazhi i Klopp duke kërkuar në “Google” lojtarin që ka më shumë vite te Liverpool për t’i dhënë shiritin duhet të ketë qenë një imazh tepër qesharak.