Gëzim Sinemati, i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, ka folur mbreme për situatën kritike të sportit në Shqipëri, ku problem kryesor përbëjnë financat. Sinemati, thekson se në sport nuk është vendi që drejtuesit të marrin para, nga ato fonde që kanë në dispozicion.

“Njerëzit te ne fajësojnë shtetin. Por tashmë, ka humbur edhe besimi te njerëzit në sport. Sot është futur sëmundja e betonit, nuk bëhen më fusha, por vetëm zyra dhe beton.

Ndërrohen vetëm tapetet. Në sport, është vend për të dhënë para, jo për të marrë. Tek të gjitha federatat, janë të pakënaqur me drejtuesit.

Te ne, është koncepti për të marrë lekë, e për t’i çuar në shtëpi. Unë jam për modele afatgjata, jo si aventura e Europianit që u kualifikuam, dhe në fund edhe Kombëtaren e pritën politikanët, dhe jo njerëzit.” – u shpreh Sinemati.