Barcelona shkon në finale të Kupës së Mbretit.

Katalanasit kanë mposhtur në sfidën e dytë Valencia-n me rezultatin 2-0, ndërsa takimi i parë kishte përfunduar 1-0, po për skuadrën e drejtuar nga trajneri Valverde.

Me rezultatin e përgjithshëm 3-0, Barça shkon në finale ku do të përballet me Sevilla-n. Në takimin e mbremshëm ndaj Valencia-s, lajm i mirë ishte edhe goli i shënuar nga Coutinho, sulmuesi brazilian që realizoi në minutën e 49-të.

Rakitic realizoi golin që “vulosi” fatin e sfidës në minutën e 82-të duke çuar shifrat në 2-0, rezultat përfundimtar i ndeshjes.

Valencia-Barcelona 0-2

Shënues: Coutinho 49’, Rakitic 82’