Mario Basler, një nga emrat e njohur të futbollit gjerman në vitet ’90, mendon se Xhanluixhi Bufon duhet të varë sa më shpejt dorashkat, pasi ka ardhur koha që ai të largohet nga futbolli i luajtur.

“Ndodh shpesh që humb momentin e duhur për t’u larguar nga futbolli, unë për vete u tërhoqa në moshën 33-vjeçare. Klubi dhe trajneri duhej t’i kishin thënë që kishte ardhru koha të tërhiqej.

Ndoshta Bufon ka dëshirën e madhe të fitojë Ligën e Kampioneve, por nuk është më një portier i nivelit ndërkombëtar. Me të në fushë, Juventusi nuk mund ta fitojë atë trofe”, deklaroi Basler. /vipsport/