Xhevahir Sukaj, përveçse një futbollist me cilësi të mëdha, tregon edhe një herë tjetër se mbi të gjitha është njeri me zemër të madhe.

Në javën e kaluar, në emisionin Zonë e Lirë, Donaldi, një mësues në shkollën e fshatit Vendreshë në Skrapar, bënte apel që ta ndihmonin të ndërtonte një shkollë të re, duke qenë se ajo ekzistuesja ishte duke u rrënuar, dhe fëmijët bënin mësim në qiell të hapur.

Ditën e sotme, ka ardhur edhe lajmi se është pikërisht Sukaj, sulmuesi i Vllaznisë që i është përgjigjur thirrjes për ndihmë, dhe do të ndihmojë Donaldin në këtë apel.