Liverpool këmbëngul për transferimin e Darwin Nunez, pasi ky i fundit shikohet si zëvendësuesi ideal i Sadio Mane që pritet të largohet nga “The Reds”.

Sipas asaj që raportohet nga mediat britanike thuhet se klubi anglez është i gatshëm të investojë 100 milionë euro për sulmuesin e Benficas.

Liverpool është i gatshëm të paguajë 85 milionë stërlina për kartonin e sulmuesit që ka magjepsur Klopp në përballjen e dyfishtë në Champions.

Gjithashtu gazetari i njohur, Fabrizio Romano raporton se “The Reds” janë të gatshëm t’i ofrojnë Nunez edhe një kontratë 5-vjeccare.

“Është i shpejtë dhe gjakftohtë në momentin e goditjes, nëse ruan këtë standard ka një karrierë të madhe përpara”, ka thënë tekniku gjerman.