Trajneri shkodran Samuel Nikaj nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme karrierën e tij në krye të ekipit të Vushtrrisë.

Në javën e parë të kampionatit të kategorisë së parë të Kosovës, ndeshjet e së cilës u luajtën sot, ekipi i tij është mundur.

Ai ka luajtur në Gjakovë ndaj Vllaznimit, një ekip ky rival dhe në fund kanë qenë vendasit që kanë triumfuar me rezultatin e ngushtë 1-0.

Takimi ka qenë shumë i fortë dhe me raste për të dy ekipet por vetëm në minutat e fundit kanë qenë gjakovarët që kanë shënuar golin e fitores me anë të futbollistit Ilir Syla.

Pavarësisht kësaj humbje, Vushtrria dhe trajneri Samuel Nikaj duken të vendosur për të arritur objektivin që kanë, ngjitjen në Superligën e Kosovës.
© shkodrasport.com