Futbolli shqiptar i femrave, rezultatet e shkelqyera te Vllaznise ne arenen nderkombetare por edhe rezultatet gjithnje ne rritje te kombetares kuqezi, kane bere qe per te, te flitet edhe jashte territorit shqiptar.

Gjate dites se sotme, portali italian qe merret me futbollin e femrave “cartellinorosa”, i ka kushtuar nje artikull futbollistes Megi Doçi, te cilen e konsideron si “Kristiano Ronaldon (CR7) e futbollit shqiptar te femrave. Ja çfare shkruhet ne te:

“E lindur në Burrel më 10/14/1996, Megi Doçi është një nga talentet më të mëdha shqiptare në futbollin e femrave.
Vetëm 12 vjeçe ajo largohet nga familja për të ndjekur ëndrrën e saj për t’u bërë futbolliste.

Për momentin Megi është lojtarja më e mirë e Vllaznise dhe kombëtares shqiptare. Në vitin 2018 ajo fitoi çmimin për golashënuesen më të mirë në botë, sepse askush tjetër nuk kishte arritur të shënonte me shume se ajo.

Lojtare shumë e shpejtë dhe teknike, e aftë të kalojë çdo mbrojtje. Pajisur gjithashtu me fizik të mirë që i lejon asaj të rikuperojë shumë topa. Megi Doçi mund të ishte një nga ato hitet e tregut që kalojnë pak në anën e qetë dhe më pas shpërthejnë para syve të të gjithëve.

Shumë ekipe të Serisë A do të përfitonin prej saj, duke e futur atë shumë mirë në modelet e tyre të lojës.

Megi është e frymëzuar nga Cristiano Ronaldo, jo vetëm ndonjë, duke pritur të ketë herët a vonë te kete mundësinë për t’u shfaqur në kampionatet më të rëndësishme në Evropë”.