Vllaznia është tema e ditës, jo vetëm në Shkodër, por në gjithë opinionin futbolldashës në vend.

Janë të shumtë ata që kanë reaguar për gjendjen e skuadrës shkodrane, që është me një këmbë në Kategorinë e Parë dy javë para fundit të kampionatit.

Ka reaguar së fundit me një mesazh prekës edhe Ndriçim Shtubina, i cili ka mbajtur shiritin e kapitenit të Vllaznisë, ndërsa tani luan me Laçin dhe sigurisht që dëshiron me zemër ta ndihmojë skuadrën e qytetit, duke mposhtur Kamzën të shtunën.

Shtubina ka postuar një status në facebook, që ia dedikon të atit të tij të ndjerë, Agim Shtubinës, duke shkruar se njerëzit vdesin, por Vllaznia jo. Ja statusi i Shtubinës: