Transferta e Laçit në Superligë prej vitesh ka rezultuar e vështirë për të gjitha skuadrat e kampionatit tonë. Përjashtim nga ky fakt nuk bën as Vllaznia.

Shkodranët do udhëtojnë sot drejt Kurbinit, për tu përballur me vendasit në javën e 19-të të kampionatif. Takim që do startojë në orën 13:45.

Edhe sot pritet një ndeshje shumë e fortë mes dy skuadrave që janë në një moment të mirë. Sidomos laçianët që po kalojnë një moment të shkëlqyer, por pas nuk ngel as Vllaznia. Por sot është ndeshja e duhur që Vllaznia të tregojë potencialin e saj dhe objektivat që ka këtë sezon.

Patjetër që në ndeshjet e transfertës e rëndësishme është të mos humbasësh, por për Vllazninë sot duhet të ketë vetëm një rrugë, që është marrja e 3 pikëve. Kjo për faktin se Tirana kryesuese nuk po ndalet në fitoret e daj dhe një “stopim” i kuqebluve në këto momente do e bënte të pamundur titullin kampion për këtë sezon.

Mbështetja e tifozëve nuk do i mungojë skuadrës as në këtë transfertë. Kështu që ka ardhur momenti që shkodranët të tregojnë vlerat e tyre në takimin e sotëm.

Vlera që janë të padiskutueshme duke qenë se 9 herë kampionët e vendit, në letër janë ndoshta skuadra më e mirë e kampionati, e sot është momenti i duhur për ta treguar në fushë.

Endri ÇINARI