Mundësit e Vllaznisë kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në kampionatin kombëtar të 15 dh 17 vjeçarëve të zhvilluar këto ditë në Tiranë. Në këto kampionate kanë marrë pjesë të gjithë ekipet e vendit me sportistët e tyre më të mirë. Mes tyre ka qenë padyshim edhe ekipi i Vllaznisë i drejtuar nga Mjeshtri i Madh Dedë Bregu dhe trajneri i palodhur Nazmi Elezi, në përbërje të të cilit kanë qenë 12 mundës.

Në mes tyre, kanë arritur rezultate shumë të mira disa prej sportistëve. Kështu, Armedin Bajrami ka zënë vendin e dytë në peshën 35 kilogramë, Florjan Guri vend të tretë në peshën 38 kilogramë, Seit Curri vend të dytë në peshën 73 kilogramë, Nikoll Farka vende të dytë në peshën 63 kilogramë, Bajram Guri vend të tretë në peshën 70 kilogramë dhe Arbet Bajraktari  vend të dytë.Natyrisht këto janë rezultate shumë të mira të arritura kur ke parasysh se në çfarë kushtesh shumë të vështira stërvitet ekipi i Vllaznisë, në një palestër që nuk plotëson asnjë kusht ndërkohë që ekipet e tjera stërviten në kushte shumë komode megjithatë në tapet, shumë pak diferenca ka patur në mes tyre. Kuptohet që sporti i mundjes ka një traditë shumë të madh dhe kjo traditë po vazhdon sërish.

© shkodrasport.com