Nga sot në rradhët e Kastriotit të Krujës nuk janë më 5 futbollistë shkodranë por 4. Njëri prej tyre, nuk ka pritur hapjen e merkatos, por është larguar nga ky ekip dhe tashmë ka filluar të mendojë të gjejë një ekip tjetër. Bëhet fjalë për Ergi Borshin, ish-mbrojtësin e Vllaznisë, Tërbunit dhe Teutës i cili tashmë ka marrë lejekalimin në klub dhe është lojtar i lirë. Të paktën kështu ka raportuar sportal.al.

Kërkesës së mbrojtësit për të ikur klubi i Kastriotit i është përgjigjur pozitivisht. Ndonëse Bordhi është larguar, pjesë e Kastriotit janë sërish 4 shkodranët e tjerë dhe pikërisht Alis Baci, Abaz Karakaçi, Denis Dyca dhe Erkan Spahija. Bashkë me ta, siç dihet është edhe trajneri Samuel Nikaj.
© shkodrasport.com