Sulmuesi i Manchester Unitedit, Jesse Lingard, është një nga futbollistët më në formë të momentit për skuadrën nga “Old Trafford”. Ndoshta ‘fajet’ i ka e dashura e tij e re.25-vjeçari është kthyer në një titullar në formacionin e Jose Mourinhos, ndërsa shpesh ka gjetur edhe golin në takimet e fundit.Por krahas fushës të blertë, Lingard duket se ka gjetur ‘shkëlqimin’ edhe në jetën private.

Sulmuesi anësor anglez prej disa muajsh po jeton një romancë me modelen simpatike, Jena Frumes.

Çifti kalon shumë kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa bukuroshja Frumes është parë shumë shpesh në shkallët e ‘Old Trafford-it’, për të mbështetur të dashurin e saj.