Sapo është larguar Skënder Gega dhe Oversport ka mësuar edhe emrin e teknikut që pritet të ulet në krye të pankinës së Kukësit.
Sipas burimeve të Oversport, është Igli Allmuça i pari në listë për të marrë pankinën e skuadrës verilindore.
Allmuça ka luajtur me Kukësin si lojtar dhe tashmë pritet që të drejtojë skuadrën në këtë sezon në Abissnet Superiore. Pritet që gjithçka të zyrtarizohet pas takimit që presidenti Safet Gjici do të bëjë me ish-lojtarin e njohur.
Ndërkohë që ka reaguar edhe Skënder Gega pas largimit nga stoli i Kukësit. Ai ka postuar një fotografi në Instagram duke i falenderuar të gjithë lojtarët për këtë aventurë të shkurtër në stolin e Kukësit.