Dinamo aktualisht është në pronësi të biznesmenit Besnik Sulaj, ndonëse vitet e fundit nuk ka qenë shumë aktiv. Sulaj ka bërë investime kolosale tek blutë kryeqytetas duke fituar tituj kampionë me dinamovitët.

Por, duke qenë se vitet e fundit Dinamo mbeti pa klub dhe pa fushë stërvitjes, natyrisht që edhe investimet e presidencës aktuale nuk kanë qenë si ato në vitet e shkuara në Superiore.

Ndonëse, rrogat dhe një pjesë të shpenzimeve, për bazën material dhe atë didaktike, apo dhe premiot janë dhënë nga presidenca aktuale. Mirëpo, klubi blu mund të shitet dhe në verë Dinaamo mund të ndryshojë pronarë.

Ende nuk ka një blerës, por sezonin e ardhshëm dinamovitët do të hyjnë në garë me synimin e vetëm rikthimin në elitën e futbollit shqiptar. Flitet se mund të financojë familja Nuri, por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare. Mirëpo, situata nuk është si vitet më parë kur blutë kishin kompleksin e tyre, një nga më modernët në vend.

Dinamo aktuale, nuk ka asnjë fushë stërvitje pronë të vetën, qoftë edhe një fushë të zezë! Bluve u ka mbetur vetëm fanella!vipsort