“Jam i kënaqur për rezultatin sepse na jep vazhdimësi. Për sa i përket aspektit personal nuk jam i kënaqur, sepse pritshëmritë janë të mëdha dhe unë dua ta japë maksimumin në fushë.

Sot luajtëm 4-3-3 dhe unë nuk e kam problem. Mundohem të jap maksimumin.

Numri 10 është përgjegjësi e madhe, por unë nuk e kam problem sepse e kam mbajtur në ekipe të tjera dhe te Kombëtarja.

Gjithmonë mundohem të jap maksimumin. Jam 100% në stërvitje dhe në ndeshje, por nuk ka justifikime. Duhet të bëjë më mirë.

Duke parë që Skuka është i shpejtë, mendoj se me formacionin e sotëm ndihem më komod. Për sa i përket ndeshjes së Kupës unë do jap maksimumin për Partizanin.

Me sa di unë Partizani është projektuar për kampion. Do isha shumë i lumtur ta lija një shenjë me fitimin e Kupës, por do ta quaja sezonin e shpëtuar me pjesëmarrjen në kupat e Europës”, u shpreh Kallaku.