Kina ishte një nga vendet e para që u prek nga Koronavirusi, ku numri i jetëve të humbura ishte i lartë.

Gjithashtu ishte edhe shteti i parë që pezulloi futbollin, teksa kjo ka sjellë edhe probleme të shumta në këtë vend.

Shumë ekipe për shkak të vështirësive ekonomike me të cilat janë përballur, nuk kanë paguar ende pagat e futbollistëve.

Kjo nuk është toleruar aspak nga drejtuesit e futbollit në këtë vend, teksa janë pezulluar plot 11 ekipe nga kampionati.

Bëhet fjalë për 4 ekipe të Kategorisë së Dytë dhe 7 të tjerë të Kategorisë së Tretë.