Largimi i Christian Panuccit nuk ka kaluar pa u komentuar në mediat përtej Adriatikut, me gazetat italiane që kanë hedhur dritë rreth shkarkimit të ish-mbrojtësit të Romës dhe kombëtares nga stoli kuqezi.

Por, në mes të këtij reagimi nuk kanë munguar dhe thumbimet kundrejt 45 vjeçarit, sidomos nga mediat në mbështetje të skuadrës së Lazios.

Të njohur si rival të përjetshëm me ish-skuadrën e Panuccit, bardhekaltërit janë tallur me fatin e italianit. Madje ata e kanë lidhur edhe me lënien jashtë të Strakoshës, teksa dalin me titullin:

“Kush lë një lacian në shtëpi, ikën vetë në shtëpi. Shkarkohet Panucci”-është titulli i portalit të menaxhuar nga tifozët lacial “since1900.it”.

Panucci u shkarkua nga stoli i kombëtares shqiptare pas humbjes në takimin e parë eliminator 2-0 kundër Turqisë./newsport/