Presidenti i Klubit te Futbollit Vllaznia Alban Xhaferi ka dhene nje lajm shume te mire nga Budapesti ku po merr pjese ne punimet e Asamblese se Pergjithshme te ECA ((European Club Association), anetare e se ciles Vllaznia eshte prej me teper se 10 vitesh.

Permes nje postimi ne rrjetet sociale, numri 1 i klubit shkodran bashke me nje foto me presidentin e FIFA-s Gianni Infrantino, ka dhene lajmin se Shkodra do te kthehet ne qender te zhvillimit te talenteve rajonale. Ja çfare shkruan Xhaferi ne postimin e tij:

“Me presidentit Gianni Infantino, në ECA – Heart of football, për të treguar që edhe kuqeblute kane vendin e tyre në sportin më t’bukur në botë. #Football for all# do te jete projekti i jonë, qe do ta ktheje Shkodren ne qendren e ardhshme të zhvillimit te talentave rajonale”.

Nese ndodh keshtu, padyshim qe kjo do te jete diçka shume e rendesishme pwr futbollin shkodran dhe ate shqiptar. Dhe nese ky projekt vendos te zbatohet ne Shkoder, padyshim qe eshte nje lajm jashtezakonisht i mire./SHKODRA-SPORT.COM/