Qamil Bajrami zë vendin e parë edhe në Kupën e Shqipërisë duke rregjistruar kësisoj suksesin e rradhës në sportin e mundjes. Ky ishte suksesi i tretë i tij në këtë kompeticion përveç dy titujve kampionë që ka fituar në karrierën e tij duke u konfirmuar edhe njëherë si një nga sportistët më të mirë të vendit. Ndërkohë, Vllaznia si ekip është renditur në vendin e tretë në renditjen ekipore pas Tiranës dhe Gollobordës me të cilën e ka ndarë vetëm një pikë.

Megjithatë shkodranët ia kanë dalë të ngjiten në podium duke lënë në vend të katërt një nga ekipet më të mira të vendit, Teutën. Përveç Bajramit që ka zënë vend të parë në peshën 86 kg, një paraqitje të mirë ka bërë edhe Maldin Camaj që ka zënë vendin e dytë në peshën 61 kg. Ndërkohë ka patur edhe tre vende të treta për tre mundës të tjerë të Vllaznisë. Kështu, Eqerem Shega është renditur i treti në peshën 97 kg, Dashnor Koka në peshën 65 kg dhe Sidrit Bajrakurtaj në peshën 57 kg. Mundësit e Vllaznisë në këtë mënyrë kanë arritur të bëjnë një tjetër paraqitje të mirë ndonëse vazhdojnë të stërviten në kushte jashtë normales.

www.shkodrasport.com