Franca mposhti Gjermaninë në ndeshjen e mbrëmshme të Europianit, teksa vendimtar rezultoi një autogol i shënuar nga Mats Humels.

Mbrojtësi ishte i pafat në devijimi e sferës pas një pasimi të Lukas Hernandez. Ndërkaq, Humels thekson se dhemb kur ekipi humbi prej gabimit të tij.

“Kjo humbje më bën shumë keq dhe për më tepër sepse autogoli im vendosi ndeshjen. Ne dhamë gjithçka në fushë dhe luftuam.

E dimë që kemi akoma mundësi përmirësimi, por shihet që kemi dëshirë të bëjmë gjëra të mëdha në këtë turne dhe të kemi sukses. Faleminderit për mesazhet, nuk kisha marrë asnjëherë kaq përkrahje. Kno do të thotë shumë për mua”, u shpreh Humels. /VipSport/