Gëzim Sinemati është i mendimit se gabimet e gjyqtarëve po shtyjnë skuadrat të mendojnë vendime ekstreme. Duke folur në “Procesi Sportiv”, ai foli për situatën që ishte krijuar edhe në vednin tonë sa i përket menaxhimit ekonomik të sportit.

“Dëgjoj që bëhen stadiume, por do të doja që shteti të bënte fusha e terrene. Mund të thuash që kemi bërë 21 milionë dollarë investime, por tani shoh pallate dhe politika ka bërë sehir, nu ka më terrene.

Po këto klubet, a e dinë nga si janë ndarë paratë që vijnë nga UEFA e FIFA? Janë janë 8 deri në 10 milionë euro, a janë të ndërgjegjshme klubet? Ne e ndihmuam vetë falimentin. Kur u dënuam në Europë, shteti nuk reagoi, shteti i madh nuk reagoi se Federata është trajtuar si shtet i vogël. Por ajo është shoqatë brenda një shteti.

Gara ka shumë probleme dhe shteti ka përgjegjësitë e veta. Shteti mbante qëndrim indiferent kur ishte çështja e ndeshjeve te pavërteta. Kemi dëgjuar që fiket Tirana po iku Riti, e Partizani po iku Gazi? Po për Barcelonën e keni dëgjuar?

Sa i përket gabimeve të arbitrave, nuk ka pse të ketë më shprehje ‘ky është arbitri i ri’. A i kontrollon okulisti këta arbitrat tanë. Të dy ekipet u bënë gati të lënë fushën, tregon se çfarë presioni kanë se nuk besojnë te drejtësia e arbitrat. Janë mbushur qelitë e arbitrave plot, njëri 4-5 javë, hyr njëri del tjetri. Pritet i radhës.

Tani po çuditem kur gabohet kur po fiton Tirana, nuk e di çfarë dashurie i ka lindur, shyqyr. Ia thashë herën e kaluar presidentit të Bylisit a ka marrë leje që po renditet lart?”, tha me humor Sinemati. /VipSport/