Uendi Vecaj është afrimi i ri i Skënderbeut në merkaton e verës. Trajneri Migen Memelli ka një alternativë më shumë në sulm, me 25 vjeçarin shkodran që ka eksperiencë të madhe në futbollin shqiptar.
I dalë nga moshat e Vllaznisë, djaloshi ka luajtur edhe me ekipin e parë të shkodranëve në 2016, teksa ka provuar të veshë fanellat e Teutës dhe Laçit në Superligë.
Eksperienca me Dinamon e Zagrebit B ka ndikuar për mirë te sulmuesi i krahut, që sezonin e shkuar ishte pjesë e Vushtrrise ne futbollin kosovar ku tregoi nje forme te mire sportive dhe madje ishte shume prane kalimit kete vere tek ekipi i Drenices ne Superlige.
Nje gje e tille nuk u realizua dhe si rrjedhoje Vecaj perfundoi ne Korçe. Me emra të njohur në Shqipëri, trajneri Memelli dhe Skënderbeu duken gati për datën 3 shtator, atëherë kur nis edhe edicioni i ri spotiv në të Parën.