Sot në orën 16:00 do të luhen të gjitha ndeshjet e vlefshme për javën e 35-të të Superiores. Padyshim vëmendja do të jetë tek klasikja e Shqipërisë, Tirana-Vllaznia. Bardheblutë do të kërkojnë me patjetër fitoren për të patur një shans që të kapë “Final 4”, ndërsa shkodranët në rast fitoreje dhe Egnatia humbet do të merrte vendin e parë.

Nga ana tjetër Dinamo do të presë pikërisht rrogozhinasit, ku do të kërkojnë të ruajnë vendin e 4-të. Skuadra e Tetovës do të mbrojë kreun e kampionatit. Skënderbeu do të përballet me Laçin dhe Kukësi me Partizanin. Dueli tjetër është mes Erzenit dhe Teutës.

NDESHJET SOT

TIRANA-VLLAZNIA 16:00 (në “Air Albania”) (MCN)

DINAMO-EGNATIA 16:00 (në “Elbasan Arena”) (MCN 24)

KUKËSI-PARTIZANI 16:00 (në Tring Sport 2)

SKËNDERBEU-LAÇI 16:00 (në Tring Sport 3)

ERZENI-TEUTA 16:00 (në “Arena e Demave”) (Tring Sport 4)