Një fitore dhe një humbje edhe për ekipet e të rinjve të volejbollit të Vllaznisë. Ata kanë luajtur përballë të njëjtin kundërshtar- Ilirisë së Fushë Krujës por nëse djemtë kanë luajtur në Shkodër, vajzat kanë qenë udhëtuese. Ndeshja e të rinjve nuk ka patur shumë rivalitet pavarësisht faktit se kanë qenë miqtë ata që e kanë fituar setin e parë. Por vetëm kaq sepse më pas kanë qenë djemtë e trajnerit Mirjam Rrahishta ata “që kanë bërë ligjin” në parketin e “Qazim Dervishit” duke i fituar të tre setet e tjera dhe krejt ndeshjen në shifrat 3-2. Por ndërsa të rinjtë kanë fituar, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me të rejat.


Ato kanë luajtur në transfertë teksa kanë udhëtuar drejt Fushë Krujës për t’u ndeshur me Ilirinë vendase. Vajzat e trajneres Alda Kaçorri nuk kanë mundur asgjë për të marrë qoftë edhe një set të vetëm në këtë ndeshje teksa e kanë humbur atë në shifrat 0-3. Në këtë mënyrë edhe me moshat e reja, këtë javë ndodhi ajo që ndodhi edhe me ekipet e të rriturve të Vllaznisë, teksa fituan meshkujt me të cilët ndoshta punohet më mirë dhe kanë humbur femrat për të cilat problemet janë më të mëdha.
www.shkodrasport.com