Te shtunen do te zhvillohet ndeshja me e rendesishme e kampionatit te femrave, ajo qe ndryshe konsiderohet edhe si “klasikja” e futbollit shqiptar ne mes Vllaznise dhe Tiranes, ndeshje e cila do te luhet ne oren 13:00 ne kompleksin “Skender Halili” te kryeqytetit.

Me interesante e ben kete sfide fakti qe te dy ekipet vijne me pike te barabarta, nga 18 secila, pas 6 fitoreve qe kane arritur ne javet e para te kampionatit dhe si rrjedhoje rezultati i kesaj ndeshje me shume siguri do te vendose edhe fatin se kush do te jete “kampionia e dimrit”.

Por ndonese ne pamje te pare konsiderohet nje ndeshje e rendesise se veçante, ne fakt te Vllaznia nuk e konsiderojne aspak te tille. Duke qene kampione te padiskutueshme te vendit prej 10 vitesh rradhazi, ata jane te bindur se do ta fitojne titullin edhe kete sezon.

Ne nje prononcim te shkurter te dhene per gazeten tone para kesaj ndeshje, trajneri Nikolin Leka do te shprehej: “Per ne nuk ka ndonje vleresim te veçante per kete ndeshje. Eshte i njejti vleresim me te cilin e pergatisim çdo ndeshje tjeter.

Per kete arsye, e konsiderojme thjesht nje ndeshje te rradhes dhe kuptohet qe objektivi i vetem i joni eshte fitorja dhe ecja e sigurte drejt objektivit, fitimit te titullit kampion”