Refuzimi i kërkesës së klubit shkodran nga FSHF për shtyrjen e ndeshjes Vllaznia B- Besëlidhja për ditën e hënë, ka sjellë një reagim nga ana e trajnerit të këtij ekipi Ervis Kraja.

Reagim që ka ardhur sot pasdite vetëm pasi ka mësuar se një tjetër ndeshje e kategorisë së parë, ajo Pogradeci- Bylis është shtyrë madje dy ditë nga Federata.

Trajneri shkodran është i revoltuar nga ky vendim.

Sipas tij, njëherë gjendet gjoja preteksti i helmimit të futbollistëve për të shtyrë një ndeshje, ndërsa këtë herë, metereologët paskan parashikuar reshje të shumta shiu në Pogradec dhe prandaj ndeshja është shtyrë për të hënën.

Ja si reagon Kraja me një postim në facebook: “Eh, kur është qyteti me kulturë as nuk “helmohena e as nuk shohim si asht koha”, po i pranojmë të gjitha.

Me të drejtë të Zotit, diçka më vjen keq. Pse s’duhet respektuar mirësjellja e pse të jetë kundërshtari gjithmonë më i fortë se ne? Qytetaria jonë nuk ndryshon. Shpresojmë të na respektojnë djersnë e çunave”.
© shkodrasport.com